Zvicra jep lajmn e madh per ata qe viztojne vendet e huaja dhe kthehen ne shtet

Së shpejti, vetëm ata që janë vërtet pozitivë me koronavirus do të vendosen në karantinë.

Një skenar të tillë e ka prezantuar gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, duke pasur parasysh me këtë rast “Euroairport”-in e Bazelit.

Kjo për faktin se testet e koronës tashmë janë pjesë e jetës së përditshme në Aeroportin Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, transmeton albinfoch.

Siç dihet, aeroporti që u takon tri shteteve: Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, shtrihet në tokën Ffranceze, prandaj në pjesën në fjalë zbatohen prej një muaji masat mbrojtëse të përshkruara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë.

Kështu, pasagjerët që vijnë nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Kosova, Serbia dhe Turqia, por të cilët nuk kanë vendqësnrim në Zvicër do të duhet të testohen, përcjell albinfo.ch. Vetëm ata që disponojnë një test Covid negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë, lirohen nga detyrimi i testimit.