ZBULOHEN GABIMET E “PAFALSHME” TË AVDULLAH HOTIT DHE ALBIN KURTIT

Analisti politik, Shkodran Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook, ka analizuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Hoti dhe ish-kryeministrit Kurti. Hoti dhe Kurti, përmes postimeve në rrjetin social në Facebook, kanë folur për 30-vjetorin e bashkimit Gjermanive. E, analisti ka vlerësuar se si Hoti po ashtu dhe Kurti, e kanë interpretuar gabimisht atë se çfarë ka ndodhur realisht me dy Gjermanitë.

Sipas tij, Gjermanitë janë ribashkuar vetëm pasi është marrë miratimi nga ShBA-ja, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Ja shkrimi i tij: Në njërën anë, Avdullah Hoti e barazon rrëzimin e murit të Berlinit me ribashkimin e dy Gjermanive në një shtet te vetëm. Në anën tjetër, Albin Kurti thotë që Gjermanitë janë ribashkuar edhe pse ka pasur kundershti nga shtetet tjera, duke e interpretuar gabimisht si lëvizje të njëanshme nga gjermanët.

JO! Gjermanitë janë ribashkuar vetëm pasi është marrë miratimi nga ShBA-ja, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Dy gabime elementare nga dy udhëheqës.