Vuçiç: “Nuk do të ndodhë që ta njohim Kosovën dhe ta japim Preshevën dhe Medvegjën!”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk e ka parë dokumentin për ndryshim të kufijve në Ballkan që u publikua ditë më parë e që u tha se e ka dorëzuar kryeministri slloven Janez Jansa.

Ai është shprehur se as nuk ka marrë pjesë në krijimin e këtij plani, ku përmendet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe lëvizje të tjera. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën, ta japë Preshevën dhe Medvegjën për ta marrë Republika Sërpska. Kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur Vuçiq.