Vuçiç mesazh popullit serb: “Nga Serbia pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës!”


Vuçiç ka theksuar se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe vazhdimin e dialogut në fillim të majit. “Por më lejoni t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se pritet nga Serbia, në të gjithë hemisferën perëndimore, të jetë ajo që do të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se kjo është pak a shumë esenca. E gjithë kjo është në një fjali, dhe kjo nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe më drastike se më parë”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Serbia do të mbrojë interesat e saj”, pretendon presidenti serb.
“Autoritetet shqiptare tentuan të bëjnë një ndikim më të thellë në popullatën serbe. Ata patën njëfarë suksesi duke “blerë shpirtra njerëzorë” në jug të Ibrit, por këtë nuk arritën të bëjnë në veri”. “Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe krijimin e Asociacionit, siç parashikohet me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen për zbatim të vitit 2015. Ne do të presim atë dhe do t’i referohemi fjalëve të përfaqësuesve evropianë dhe Lajçakut se ajo për çka jemi marrë vesh duhet të përmbushet”, ka pretenduar Vuçiq. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU