Vjosa Osmanit i vjen paralajmërimi i fortë: Ja pse nuk duhet t’i bashkohet Vetëvendosjes

Edhe pse ka paralajmëruar formimin e një partie të re, Vjosa Osmani si duket i ka rënë pishman, pasi pritshmëritë e saj për përkrahje nga disa ish kolegë të LDK-së, kanë dështuar. Gjatë ditës së sotme, gazeta “Bota sot” nga burimet e saj ka mësuar se Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim maratonik para pak ditësh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Sipas burimeve të “Bota sot”, në këtë takim është diskutuar mundësia që Osmani t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes, dhe jo të formojë ndonjë subjekt të ri politik.