U taII me fejën lsIame dhe Profetin Muhamed / Macron kërkon falje: “Ju kemi lënduar, por na kuptoni kemi të drejta!”


Presidenti francez Emmanuel Macron u ka munduar qe te zbute situaten ndaj komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman.

Presidenti francez tha gjithashtu se besonte se reagimet e ahspra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez.

“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat”, tha Macron duke iu referuar lirisë së shprehjes për ata që krijuan karikaturat.