Turqia e ‘dridhë’ Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem: “Hiqni dorë nga ky hap i paligjshëm!”

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka d ënuar fuqishëm hapjen nga Kosova të Ambasadës në Jerusalem. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ambasada turke në Kosovë, autoritetet turke janë të shqetësuara thellë nga ky veprim i autoriteteve kosovare.

“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën 0kupim për dekada dhe kanë v uajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Turqisë.