Turp për politikanët kosovarë, 69 vota i japin për Glauk Konjufcën dhe 91 vota për serbin Sllavko Simic

Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU