Thaçi i rrethakuar nga serbët, dalin pamjet e papara


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të banojë në periferinë e kryeqytetit, pjesë kjo e banuar kryesisht me serbë, ndërsa edhe rrugët që të qojnë drejt shtëpisë së tij, janë të emëruar me emra serbë. Pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, janë bërë virale, ndërsa komentuesit kanë qëndrime të ndryshme sa i përket këtij vendimi të Thaçit.

Në këtë video, disa nga serbët të cilët jetojnë pak metra nga shtëpia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë se të mos kenë patur rast të takohen më ish kreun e shtetit. “Jo, jo asnjëherë nuk ka ardhur për të pirë kafe si fqinjë. E kam parë kur ka dalë për të shëtitur në këmbë, dhe me disa njerëz pas tij”, thotë njëra nga banueset serbe të kësaj lagje. Në vazhdim ju sjellim edhe pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.