Tension në Bruksel, Kurti akuzon Serbinë: Keni kryer tri gjenocide kundër shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve, ka mësuar B92.net. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më pas iu përgjigj ashpër.

Kurti pretendon se gjenocidi i parë ndodhi në vitin 1878 dhe i fundit në 1999, Kurti tha se Vuçiq refuzon të përballet me të kaluarën.

Ai nuk pranon që të futet ballafaqimi me kaluarën. Nuk e kuptoj pse duhet ti frikësohemi ballafaqimit me të kaluarën kur e dim që problemet i kemi nga e kaluara dhe vet fakti që merremi me çështjen e të pagjeturit që janë të zhdukur në mënyrë të dhunshme, ne po merremi me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm. Është për të ardhur keq që nuk u dakorduam këtu. Pala serbe e kundërshoi shumë ashpër këtë”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar sërish që të nënshkruhet një Deklaratë e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo është refuzuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq edhe pa u lexuar fare.

“Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene, ose Deklaratë të Paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që u refuzua. Atë çfarë kisha kërkuar herën e kaluar e kam përgatitur në mënyrë të balancuar me një tekst me gjashtë nene, mirëpo u refuzua ende pa u lexuar. Kjo tregonte mosgatishmërinë për marrëveshje pasi u refuzua pa u lexuar fare”.