Tadiq zbulon planin e Vuçiqit për dialogun me Kosovën


Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i socialdemokratëve serbë, ka vlerësuar se mospërmbushja e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “është arsyetim i jashtëzakonshëm për presidentin Vuçiq që përjetësisht të zgjasë bisedimet për Kosovën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Tadiq ka thënë se Vuçiqit i konvenon më së shumti mospërmbushja e marrëveshjes sepse kjo do t’i zgjasë atij “arsyetimet përpara bashkësisë ndërkombëtare”. Duke folur në një televizion të pavarur në Serbi, N1, ish-presidenti serb Tadiq i ka cilësuar bisedimet në Bruksel si “dialog i të shurdhërve” meqë sipas tij pak kush ka qasje në përmbajtjen e dialogut, që “i mundëson të dyja palëve të japin pasqyrë të shtrembëruar të tij”.

“Më duhet të zbardh edhe një dimension të ndërlidhur me aspektin famoz të Komunave Serbe që është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit që në vitin 2013. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi faktit se mospërmbushja e kësaj pjese të marrëveshjes i konvenon pushtetit të Vucicit. I konvenon sepse gjithmonë mund të japë arsyetime përpara bashkësisë ndërkombëtare se përse duhet të zgjatet dialogu për Kosovën dhe se premtimi që ka dhënë se do të jetë më i hapur për bisedë në çështje të caktuara dhe të ndjeshme të statusit të Kosovës se sa kam qenë unë, ose qeverisja jonë, mund të zgjatet në pakufi dhe kjo i konvenon attij. Tema e mospërmbushjes së marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe për të është një arsyetim i jashtëzakonshëm pse përjetësisht mund të bisedohet ende në temën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Boris Tadiq. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Takimi i fundit në Bruksel në nivel koordinatorësh të Prishtinës e Beogradit ka hapur për diskutim cështjet që ndërlidhen me pronën dhe pretendimet financiare, por pala serbe ka thënë se ka ngritur për diskutim vetëm cështjen e “formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë”. Lehtësuesi i bisedimeve nga BE-ja, Miroslav Lajçak ndërkaq ka shkruar në rrjeitn e tij social se “është bërë një hap përpara drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit”.

Aktualisht nuk është e qartë se cfarë është arritur në bisediumet e koordinatorëve dhe nëse procesi sërish ka zbritur në nivele teknike, por të dyja palët kanë dhënë plotësisht deklarata kundërthënëse mbi përmbajtjen e bisedimeve. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Unë nuk kam qasje në përmbajtjen e dialogut dhe besoj se pakkush ka një qasje të tillë në këtë moment dhe prandaj ajo pjesërisht edhe shtrembërohet. Nga pikëpamja e opinionit në Beograd dhe Prishtinë bëhet fjalë për një dialog të të shurdhërve dhe prandaj secili mund ta komentojë nga këndvështrimi i tij duke marr parasysh interesat e veta”, thotë ish-presidenti Tadiq. Bisedimet në Bruksel janë zvarritur sërish për faktin se Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën vetëm pas krijimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Por autoritetet në Prishtinë kanë thënë se Asociacioni është temë e mbyllur dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të është meritori. Vetë ndërmjetësi, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht i kerkoi Prishtinës, gjatë një konference me gazetarë në Beograd, të ndryshonte Kushtetutën e saj për të akomoduar Asociacionin, dhe vetëm pas presioneve u detyrua të ndryshonte deklaratën duke kërkuar edhe nga Beogradi që ta ndryshonte Kushtetutën e tij. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Tani për tani nuk ka një lëvizje në dialogun me Serbinë dhe takimet e niveleve të koordinatorëve e kanë shndërruar në ‘piknik diplomatik’ gjithë procesin e udhëhequr nga Lajçak.