Super fuqia e bademave

Bajamet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë, për të cilat kemi nevojë që të jemi të bukur dhe të shëndetshëm. Bright Side ka renditur benefitet që merrni nëse konsumoni bajame çdo ditë.

Ulë kolesterolin: Bajamet janë ndër 5 produktet më efektive për zvogëlimin e kolesterolit “të keq” . Nëse është shumë i lartë, rrisni numrin e bajameve nga 20-30 në ditë. Simptomat janë njolla të bardha në qepallat e poshtme të syrit, dhimbje tek këmbët dhe fije floku të thinjur.

Flokë të shëndetshëm: Bajamet përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të përmirësuar rritjen e flokëve tuaj dhe për t’i bërë ato më të fortë. Magnezi dhe zinku stimulojnë rritjen e flokëve, vitamina E i bën ato më të fortë, dhe vitamina B iu jep shkëlqim dhe jetëgjatësi.

Parandalon sëmundjet e zemrës: Antioksidantët, yndyrnat mono të pangopura, magnezi dhe bakri në bajame mbështesin shumë zemrën dhe enët e gjakut. Për të parandaluar sëmundjen ishemike të zemrës dhe probleme të tjera kardiake, konsumoni bajame me lëvore.

Parandalon rrudhat: Bajamet përmbajnë një sasi të bollshme mangani që ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë përgjegjëse për tonin e lëkurës. Vitamina E ndihmon gjithashtu në luf timin e rrudhave.

Rënia në peshë: Një studim shkencor vërtetoi se njerëzit që hanë bajame konsumojnë më pak karbohidrate (ëmbëlsira ose pasta). Normalizimi i metabolizmit gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës, të siguruar nga vitaminat dhe fibrat.

Përmirëson aktivitetin e trurit: Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson kujtesën falë vitaminës E dhe acideve yndyrore. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit.