Si të dalloni që dhimbja e kokës është si pasojë e infektimit me COVlD l9


Për COVlD l9, një sëmundje e frymëmarrjes që mund të prekë mushkëritë, janë identifikuar disa simptoma, ku një ndër to është edhe dhimbja e kokës. A është një simptomë e zakonshme për COVlD l9?

Studimet kanë treguar se po, dhimbja e kokës te të infektuarit me COVlD l9 është raportuar si në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.

Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVlD l9?

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVlD l9 dhe llojet e tjera.

Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
∙ Ndodh në të dyja anët e kokë
∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për migrenë?
Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVlD l9 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.

Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së COVlD l9 nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të COVlD l9

– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre