Shqiptari që do ta përfaqësojë Zvicrën në Eurovision: Mes 500 konkurrentëve, jam zgjedhur Unë


Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon’s Tears, do ta përfaqësojë Zvicrën në konkursin e Eurovisionit për vitin 2021.

Në një intervistë për Express të KTV-së, Tears u shpreh tejet krenar me këtë mundësi dhe mezi pret të del në skenë.

“Jam shumë krenar që e kam këtë mundësi, pasi do të këndoj para 200 milionë njerëzve. Jam shumë i gëzuar dhe po pres të ngjitem në skenë për të kënduar këngën time. Njerëz nga Shqipëria dhe Kosova më kanë dhënë energji dhe fuqi. Babin e kam nga Kosova, nga Gjinoci i Suharekës, dhe nënën nga Tirana. Çdo vit kam shkuar në Kosovë, më shumë se një muaj kam qëndruar.

Kam vizituar Prizrenin, që më është dukur një nga qytetet më të bukura që kam parë. Kam qenë edhe në Tiranë. Por tani jam shumë i zënë duke u marrë me muzikë, por nuk e harroj origjinën time”, ka thënë ai.

Tears tregoi rrugëtimin e tij drejt Eurovisionit, ku zbuloi se mes 500 këngëve, juria zvicerane zgjodhi fitues atë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive