‘Shqiptarët në azil kërkim’, Ja sa mijë persona janë larguar gjatë 7 vite qeverisje të Ramës


Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se në 7 vite qeverisje të Ramës, janë larguar 219 mijë persona.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë, sipas saj vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Shqipëria në azil kërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan Tabaku. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive