Shpërthejnë” puthjet mes çifteve në “Shiko Kush LUAN”


Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën u cilësua si puntata e “Shën Valentinit” dhe sfida e fundit ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.

Shumë nga përgjigjet e të ftuarve u kthyen në puthje të zjarrta, pasi e kishin më të lehtë të puthnin partnerin e tyre sesa t’ju përgjigjeshin pyetjeve. Kishte edhe nga ata që refuzuan puthjen dhe të jepnin përgjigje, por sërish “fituan” puthjet këtë herë dhe i pamë për herë të parë të tre çiftet duke u puthur në buzë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Kjo sfidë solli edhe shumë të qeshura në studio, pasi edhe “kapitenia” e skudrës blu “Burbuqja” apo ndryshe Rezart Veleshnja versioni grua për pak puthi në buzë Naim Abazin. Pasi ky i fundit refuzoi të përgjigjej dhe donte t’i dhuronte një “French Kiss” Mihrijes, bashkëshortes së tij. Por duke e patur me kurriz partneren u kthye edhe për pak desh puthi “Burbuqen” e famshme.