Shkodrani do iu perlote me historinë: Si t’ja them gruas që së shpejti do ta braktis?


“Si ju kam fansat e nderuar të faqes tuaj? Jam një zotëri 45 vjeç shkodran. Kam dy fëmijë dhe një grua të mrekullueshme. Vuaj nga ka.nceri dhe këtë gjë kam pak kohë që e kam zbuluar nga mjekët këtu në Tiranë. Ndihesha keq dhe analizat më treguan atë që kurrë nuk ma merrte mendja se mund të më ndodhte mua. Sot i bleva gruas lule e një tortë, por nuk arrita dot me ja thanë të vërtetën.

Si t’ja them lules time që do ta braktis fizikisht shumë shpejt atë dhe ëngjëjt e mi? Hera e parë në jetë që ndihem i pafuqishëm. Nuk di, nuk di si të sillem. E di që ajo do ta marrë vesh sepse nuk e fsheh dot më edhe në pamje sëmundjen, por dua t’i lë të qetë sa më shumë të jetë e mundur. Ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin e me gruan nëse s’më besoni nuk kemi bërë kurrë dy fjalë debat.

Mendoj se jeta është shumë e shtrenjtë me e kaluar me grindje. Kështu që njerëz vlerësojeni shëndetin e njerëzit që keni afër. Ndihem shumë i pafuqishëm e nuk dua t’i lëndoj…”, shkruan ai.