SHBA ka lejuar Kosovën të krijojë Ushtrinë e tyre me rreth 5.000 Ushtarë, 300 Milion Euro në Dispozicon për blerje Amrësh


Mediat në Serbi e kanë bërë top-temë nismën e institucioneve kosovare për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gazetat serbe po shkruajnë se Kosova do të blejë 100 tanke, 300 transporter e sistem a nti-raketor, përmes një buxheti prej 300 milionë euro.

Gazeta serbe ‘Informer’ shkruan se SHBA i ka lejuar shqiptarët e Kosovës të krijojnë një ushtri dhe të blejnë armë në vlerë prej 300 milionë euro, përcjell gazetametro.net. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Në tri vitet e ardhshme autoritetet në Prishtinë, do të blejnë armë me vlerë 300 milionë euro për ushtrinë e tyre. Kujtojmë, çmimi i tankeve të përdorura dhe të personelit të blinduar transportues shkon nga gjysmë milioni deri në tre milionë dollarë.

 

Njëkohësisht, armët anti-forcave të blinduara dhe pajisje të tjera ushtarake mund të blihet me një çmim të volitshëm nga ish-republikat sovjetike, si dhe nga vendet e NATO-s, të cilët duan të heqin qafe armët e tyre të vjetëruara”, shkruan kjo gazetë, duke analizuar potencialin e Kosovës për të u pajisur me armë, të cilat serbët pretendojnë se do të blihen ekskluzivisht për ta siguruar shtetin e Kosovës nga Serbia, e cila vazhdon ta pretendojë si pjesë të sajën. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Tutje, kjo gazetë shkruan se armët janë planifikuar për të u blerë menjëherë pas miratimit të ligjit për krijimin e një ushtrie të Kosovës, e cila do të përbëhet nga 5000 ushtarë. /gazetametro JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU