Sekretari i Mehmet Shehut: Të pathënat e bunkerëve të Enverit


Flet ish-zyrtari i lartë i vshtrisë shqiptare, Hysen Qendro: Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, e ka të domosdoshme përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër kryesorët është edhe fortifikimi. Qendro, përse në atë sistem, fortifikimi ishte domosdoshmëri e mbrojtjes sonë?

Në kohët e sotme, zhvillimi dhe shpërndarja me shpejtësi e informacionit, është një e mirë e madhe dhe forcë lëvizëse edhe për fushën e mbrojtjes. Por pasja e informacionit nuk vlen pa nxjerrë përfundime dhe lypset pjesëmarrja e organeve të specializuara dhe specialistëve që kanë punuar për një kohë të gjatë në fushat përkatëse. Tek ne ndodh një dukuri e veçantë. Këtu ata heshtin dhe flasin politikanët, shtetarët e mediat, që nuk kanë njohuritë e nevojshme mbi problemet dhe që as kanë punuar në atë fushë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Kështu, p.sh., për fortifikimin që është ndërtuar në vendin tonë, nuk flasin vshtarakët të cilët e kanë ideuar dhe ndërtuar atë, por ata që nuk njohin ligjet objektive të Iuftës dhe as parimet apo rregullat e veprimeve Iuftarake, duke përhapur mendime dhe qëndrime të gabuara për këtë çështje. Ndjej keqardhje për politizimin që u bëhet objekteve fortifikuese nga politikanë e shtetarë. Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, me strategji të qartë për mbrojtjen e vendit të vet, e ka të domosdoshme

përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër kryesorët është edhe fortifikimi. Situatat reale vshtarake e diktonin domosdoshmërinë e fortifikimit të pozicioneve, rajoneve dhe brezave tanë të mbrojtjes, si masë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së saj. Kurse fortifikimi i përhershëm kërkon kohën e nevojshme dhe duhet kryer përpara fillimit të Iuftës, pra që në kohë paqeje, për të qenë i gatshëm për të mbrojtur forcat dhe mjetet nga goditjet e fuqishme të mësymësit në kohë Iufte. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive