Sekretari amerikan, Pompeo, i dërgon letër ministrit grek: “E lajmërojmë Turqinë, që t’i japë fund provokimeve në det”


Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka kritikuar veprimet e njëanshme të Turqisë ndërsa përshkruan Greqinë si “një shtyllë të stabilitetit në rajon”, në një letër për homologun e tij grek Nikos Dendias.

Pompeo ne kete leter, thekson se SH.B.A. dhe Greqia ndajnë një vizion të Mesdheut Lindor “si një rajon i qetë dhe i prosperuar i karakterizuar nga bashkëpunimi dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar”.

“Ne kemi nxitur dhe do të vazhdojmë të nxisim aleatin tonë të NATO-s Turqinë që t’i japë fund provokimeve të saj të llogaritura dhe të fillojë menjëherë bisedimet hulumtuese me Greqinë,” përfundon ai.