Rritje ekstreme e rasteve, mjekja tregon çfarë duhet të bëni nëse keni simptomat e Co vid-19


Bruna Shiroka drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore nr.3 Tiranë ka qenë në një lidhje Skype me emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo ka treguar se po përballen me një fluks të madh pacientësh dhe situata sa vjen dhe po rëndohet. Sipas saj gjëja e parë që çdokush duhet të bëjë kur shfaq simptoma dhe ka temperaturë duhet të flasë me mjekun e familjes për të marrë më shumë informacione.Mirela Milori: Kur ka shenja, çfarë këshillohet një medikament bazë?

Bruna Shiroka: Mjeku i familjes ka të përditësuar një protokoll të hapave proceduriale, terapeutike në marrëdhënie me pacientin dhe sëmundjen Co vid. Që në momentin e parë që një mjek merr informacion të një pacienti që mbulon në zonën e vetë shëndetësore dhe është me probleme të ngjashme të Covid, ai duhet të izolohet në kushtet e shtëpisë, të mos ketë kontakte me familjarët e tjerë, të ketë përkujdesje të shtuar të higjenës personale dhe atë të marrëdhënies me familjarët, të shmanget nga ambienti i punës.

Të njoftohet epidemiologu për të bërë tamponin nëse shihet e arsyeshme që shenjat që paraqet pacienti shkojnë drejt diagnozës së Co vid dhe vlerësohet terapia në bazë të moshës së pacientit, gravitetit të shfaqjes së shenjave të tij, prezencës ose jo të sëmundjeve bashkëshoqëruese, terapive bashkëshoqëruese që ka pacienti dhe riskeve për shkak të arsyeve shëndetësore, ekonomike dhe sociale që paraqet pozicioni i tij. Rekomandohet regjimi i shtratit, një ushqyerje e shëndetshme.Mirela Milori: Po kur ke pak temperaturë, 37-38, fillon darka, njerëzit kanë frikë, çfarë duhet të bëjnë?

Bruna Shiroka: Mjekimi është me mjekime suplemente dhe simptomatik që do të thotë nëse pacienti ka temperaturë duhet të përdorë Paracetamol, mund të përdorë në rast të dhimbjeve ekstreme të gjoksit apo të trupit antiflamatorë, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut. Nëse ka kollë mund të përdoret një qetësues apo një shurup bimor për ta qetësuar dhe vlerësohet hap pas hapi java e parë, ku aktiviteti viral është i pasur dhe nuk kemi shpesh herë shfaqjen e infeksioneve sekondare apo komplikacioneve dhe kështu deri në vijim të shërimit të plotë.Do të duhet apo jo për të bërë një konsultë me pleumologun apo për të bërë analiza, gjithçka vlerësohet nga pacienti dhe ecuria që bën sëmundja e tij. Pra është në monitorim periodik shumë ditor deri në një muaj me një pacient. /tvklan.al