Qeveria e SHBA-së dhuron Automjete të Blinduara “Humvee” për Forcat e Armatosura Shqiptare


Batalioni i II i këmbësorisë së F0rcës Tokësore është një hap më pranë mekanizimit të plotë të tij.

Qeveria e SHBA dhuroi 29 mjete të reja, të bIinduara, shumë përdorimshme dhe me lëvizshmëri të lartë (Humvee) për këtë strukturë të deklaruar në NATO.

Nga ana e saj, ambasadorja Kim tha se dhurimi i mjeteve të reja kontribuon në transformimin e bataIionit të II të këmbësorisë, nga një batalion i lehtë, në një bataIion të mekanizuar.

Diplomatja amerikane u shpreh krenare që Shqipëria i përgjigjet detyrës, duke qenë gjithmonë në krah të SHBA, pavarësisht sa të rrezikshme janë misionet, pavarësisht sa larg shtëpisë. Dhurimin e 29 mjeteve të reja, ajo e konsideroi si një donacion të rëndësishëm në prag të “Defender Europe 21”, stërvitjes ushtarake më të madhe në Evropën Juglindore. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Mjetet e reja të dhuruara nga SHBA do të përdoren kryesisht nga batalioni i II i këmbësorisë në Forcën Tokësore, i cili është një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.

“Jemi këtu për të festuar d0rëzimin e 29 Automjeteve Ushhtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Amratosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e f0rcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes.

Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.” Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee për F0rcat e Amratosura Shqiptare.”

Ministri Peleshi falënderoi SHBA për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për modernizimin e FA, trajnimin dhe arsimimin e efektivëve tanë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU