Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, mund të jetë dëshmitar në Speciale


Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, mund të udhëtojë drejt Hagës për gjyqin e Dhomave të Specializuara në çështjen e Kosovës, pasi sipas informacioneve ai është dëshmitari kyç në gjyqin kvndër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, Zijad Beqiroviç në një deklaratë për mediat ka theksuar dëshminë e tij e shikon si diçka pozitive. Sipas tij më interesante dhe e dobishme do të jetë dëshmia e Presidentit të Malit të Zi, i cili mund të dëshmojë si një dëshmitar kurore për lidhjet personale me Hashim Thaçin dhe të tjerët, në mënyrë që dëshmia e tij të jetë në të vërtetë një pohim i të gjitha veprimtarive shqiptare, ushtarake dhe politike. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

”Milo Gjukanoviç është një aktor i pashmangshëm, sepse ai mori pjesë në vendimmarrjen për dërgimin e forcave vshtarake dhe poIicore në Kosovë. Gjukanoviç mbeti i vetmi dëshmitar i gjallë, i cili mund të dëshmojë vërtetë në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe rajon”, deklaron Beqiroviç. Beqiroviç po ashtu shton se nuk ishte i befasuar për konfirmimin e aktakvzave ndaj dy ish-krerëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ndër të tjera ai pohon se paditë do të shtrihen edhe për disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, veçanërisht nga Maqedonia Veriore, të cilët morën pjesë aktivisht në Iuftën në Kosovë. Ai thotë se gjyqet do të zgjasin me vite dhe se të pandehurit do të mbrojnë veten nga liria për shkak të dorëzimit vullnetar.