Opozitarja serbe: Vuçiq do ta njihte Kosovën si shtet, por e ndalëm ne


Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq tha se pr0testat gjashtëmujore të opozitës dhe qytetarëve në të gjithë Serbinë ishin të suksesshme, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nëse nuk do të kishte protesta – tha ajo – do të kishte nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës “Serbia do të hiqte dorë përgjithmonë nga Kos ova dhe Metohia dhe Prishtina do të merrte një vend në OKB”, transmeton Gazeta Express. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Protestat patën sukses sepse doli që shumë në Serbi ishin të pakënaqur dhe sepse bojkoti i parlamentit, i cili rezultoi nga protesta, dërgoi një sinjal për publikun vendas dhe ndërkombëtar se gjërat duhet të ndryshojnë në Serbi. Nëse nuk do të ishte kështu, Vuçiq do ta kishte nënshkruar tashmë marrëveshjen për Kosovën dhe do të kishte pasur edhe më shumë tortura mediatike ndaj disidentëve sesa tani”, tha Rashkoviq Iviq në një intervistë, raportoi Partia Popullore. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU