Nuk kishin zgjidhje tjetër, motrat binjake u dashuruan dhe martohen të dyja të njëjtin burrë


Ato tashmë janë bërë të njohura botërisht me historinë e tyre. Binjaket Anna dhe Lucy Decinque 33 vjeç nga Australia, prej 6 vitesh ndajnë të njëjtin të dashur. Tani ato thonë se duan të martohen me të njëjtin burrë, por i ndalon ligji i poligamisë.

Binjaket kërkojnë një zgjidhje për këtë problem. 33-vjeçaret janë të bindura në dëshirat e tyre dhe kanë vendosur që mashkullin me të cilin bashkëjetojnë të dyja prej 6 vitesh, ta kurorëzojnë me martesë. Anna dhe Lucy kanë shpenzuar 250 mijë Dollarë me operacione estetike për ta bërë veten sa më shumë të ngjashme me njëra-tjetrën.

“Ne ndajmë një problem unik. Duam të martohemi me të njëjtin burrë”, thonë ato. Këtë problem që i ka zënë, e kanë ndarë në Instagramin e tyre me shpresën se dikush mund t’u ofrojmë ndonjë zgjidhje. “Nëse mund të ndryshojmë ligjin dhe qeverinë, do të donim të martoheshim me Benin. Kjo është dashuri, jemi të gjithë të rritur, dhe duam të martohemi me të njëjtin burrë”, tha Anna.

Ndësa Lucy u shpreh: “Shpresojmë që një ditë të martohemi me Benin. Mamaja jonë na bindi që të bëjmë lindje natyrale, por nuk e di sa do të funksionojë pasi ne duhet të mbetemi shtatzënë në të njëjtën kohë”. Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, aq sa disa menduan se kjo është shaka e motrave binjake dhe jo një dëshirë e vërtetë e tyre.