Nuk e keni idenë se çfarë na pret këtë javë? Doli parashikimi i fundit nga ekspertët

Edhe pse u duk se verës i erdhi fundi, rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave dhe ndjenjën e zagushisë gjatë këtij mëngjesi. Kështu parashikohet të nisë dhe java. Mot i paqendrueshëm e pret vendin. Reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Në mbrëmje vranësirat në shtim do ti paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë. Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites. Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët. Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet.Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.