Në Vatikan ruhet dëshmia sekrete e historisë së Shqipërisë


Hulumtimet nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, kanë mundësuar zbulime të reja të këtyre akteve, për të cilat më parë është menduar se janë zhdukur apo nuk kanë ekzistuar fare. Duke u nisur nga këto hulumtime, të kohëve të fundit, studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon një mandat (akt diplomatik) origjinal të Skenderbeut, me të cilin emerohet Martin Muzaka si përfaqësues i tij “legjitim dhe legal”.

“Dokumenti është i shkruar në pergamen. Ështe ruajtur mjaft mirë”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Në të janë të varura edhe dy vula origjinale. E para, vula shtetërore e Skënderbeut dhe e dyta, ajo e noterit Johannes Borcius de Grillis. “Ne na është bërë e njohur edhe një kopje e këtij mandati që ruhet po ashtu, në Arkivin Sekret të Vatikanit, në Fondin: Diversa Cameralia, vëll. 30, f. 134r-v. Kjo kopje është e saktë dhe tepër besnike, pa asnjë lëshim nga ana e përshkruesit”, – pohon studiuesi Ahmeti. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive