Mustafa Nano: Ka 800 vjet që islami nuk i ka sjellë asgjë botës, ka myslimanë që jetojnë si në shekullin e VII


Në emisionin “Open” është diskutuar për karikaturat në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku janë shfaqur vizatime të profetit Muhamed, të cilat konsiderohen fyese nga një pjesë e myslimanëve. Në studio ka patur debate edhe për islamin dhe rolin e tij në shoqërinë tonë. Pjesë nga debati:

Mustafa Nanos: Ka 800 vjet që islami nuk i ka sjellë botës asgjë! Redi Shehu: Nuk është çudi për ne, pra myslimanët, liria e shprehjes, sepse civilizimet përkthyen filozifinë për europianet… Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Mustafa Nano: Përse ndodhi pra që islami pati atë shkëlqim? Sepse në shekullin e 11-12 ju mbush mendja që s’kemi pse jetojmë si në shekullin e shtatë. Kurse tani, kemi ca myslimanë që jetojnë si në shekullin e shtatë!
Në planin e debatit të madh kulturor, ky është debate kryesor në botën e sotme dhe do të vijojë. Unë jam me tezën që këtë debat ta bëjmë edhe në Shqipëri. Se këtu ka shumë njerëz që thonë, të mos e ngacmojmë plagën sepse plaga ka zënë kore. Ne duhet të bëjmë atë që bëhet në botën perëndimore, ku ka shkëmbim mendimesh, mos ta fshehësh të keqen, sepse zhvillohet dhe pastaj del plaga.