Mjeku shqiptar nga Maqedonia letër Vuçiçit: “Më lejoni t’i bashkangjitem e t’i ndihmoj popullit serb!”

Mjeku nga Tearca e Tetovës (Maqedoni), Abdulxhelal Esati (67 vjeç), ka vetëm edhe një dëshirë jetësore, t’i ndihmojë serbët për kalimin e situatës me pandemine, shkruan Express. Ai madje i është drejtuar me një letër lutjeje Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që t’i mundësohet diçka e tillë.

“Doktor Xheki”, ashtu si i referohen mediat serbe, ka treguar për Kurir.rs. se ai i detyrohet Serbisë shumë për zhvillimin e karrierës së tij, socializimin dhe se i ka dalur në ndihmë për gjithçka në jetë. “Doktor Xheki” është shprehur i gatshëm të shërbejë edhe në ndonjë vend malor, me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar serbët.  JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU