Mjeku i UÇK-së ‘godet’ PDK-në: Inatin s’e keni me Serbinë, por me Albin Kurtin, ka më shumë prova se Specialja

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka kritikuar ashpër PDK-në për shkak të votimit të Gjykatës Speciale. Loshi thotë se PDK-ja inatin e vërtetë nuk e ka me Serbinë, por me liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Sipas Loshit, për PDK-në më mirë është me shkua dikush në burg e me pas pushtetin sesa me askush mos të shkoj në burg e Albin Kurti të ua marr pushtetin. Sipas tij, Albin Kurti dhe drejtësia në Kosovë kanë më shumë prova sesa Gjykata Speciale.