Mitsotakis ‘i zgjat dorën’ Shqipërisë, me një kusht: Iu mbështesim në rrugën drejt BE nëse


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në takimin online të krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Berlinit, nga të cilat Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut aktualisht mbajnë kryesinë në një presidencë të përbashkët.

Sipas mediave greke, Mitsotakis përsëriti angazhimin e Greqisë në agjendën e Selanikut dhe mbështetjen e perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Transformimi i Ballkanit Perëndimor në një rajon të paqes, stabilitetit, rritjes dhe prosperitetit është i rëndësishëm, sa për Greqinë, ashtu edhe për Bashkimin Evropian,” tha Mitsotakis.

Ai gjithashtu theksoi çështjet thelbësore, të tilla si sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, forcimi i institucioneve demokratike dhe mbështetja e marrëveshjeve si kushte për kursin e pranimit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ai tha se ishte e rëndësishme të përmbusheshin kriteret e zgjerimit, përfshirë atë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.