Misioni i KFOR-it në Kosovë!: Ushtria Kroate merr sipër Kufijt në pjesën Perëndimore të Kosovës! Ç’menden Mediat Serbe!


Misioni i KFOR-it në Kosovë tha se t rupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi. Deklarata tha se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.

Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia. Ky bashkim i forcave kroate me KFOR-in në Kosovë u promovua gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman në Prishtinë pak muaj më parë. Kjo çoi në ac arimin e Beogradit, akt të cilin e pa si një aleancë shqiptaro-kroate kundër saj.