Ministria e Shëndetësisë refuzon insuIinat amerikane, favorizon kompaninë ku punon djali i kryeprokurorit (Dokumente)


Ministria e Shëndetësisë (MSH), e cila drejtohet nga Arben Vitia, po tenton ta nxjerr jashtë loje prodhuesin e njohur amerikan të insulinave “Eli Lilly”, në tenderin shtatë milionësh të shpallur nga ky dikaster qeveritar në fund të vitit që lamë pas, ndonëse Operatori Ekonomik (OE) që përfaqëson këto është më i lirë për 400 mijë euro, raporton “Front Online”.

Bazuar në procesverbalin e hapjes së tenderëve, shihet se kompania “PHARMA LEADER”, e cila në vendin tonë sjellë insulinat e prodhuesit amerikan “Eli Lilly”, kishte ofertuar me çmim prej rreth 400 mijë euro më të lirë se sa operatoret tjerë që kanë qenë në garë, por Prokurimi i Ministrisë ka rekomanduar operatorin më të shtrenjtë, “Meditech”, raporton “Front Online”.