Ministri i jashtëm i Emiratëve të Bashkuara Arabe: “Macron ka të drejtë, muslimanët duhet ta dëgjojnë atë”


Një ministër i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) u bëri thirrje muslimanëve të pranojnë qëndrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron me pretendimin e “integrimit”.

“Muslimanët duhet të dëgjojnë me kujdes atë që tha Macron në fjalimin e tij. Ai nuk dëshiron të izolojë muslimanët në Perëndim dhe ai plotësisht ka të drejtë”, tha Anwar Gargash, ministri i Shtetit për Punët e Jashtme, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”. Gargash hodhi poshtë akuzat kundër presidentit francez se ai kërkon të përjashtojë muslimanët. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive