Ministri i Jashtëm grek qenka me origjinë shqiptare: Babai i tij e kishte për krenari që fliste shqip dhe mbante statujën e Skëndërbeut


Gazetari Nebil Çika ka zbuluar një episod nga jeta e tij, kur kishte zhvilluar një takim në zyrën e babait të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika ka treguar se babai i Dendias fliste shumë mirë shqip dhe e theksonte me krenari faktin se ishte nga një fshat i Bashkisë së Himarës. Më tej ai zbuloi se kishte bërë edhe një vizitë në zyrën e Spiro Dedes dhe i kishte bërë përshtypje që ai mbante pranë tavolinës edhe bustin e Skënderbeut. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sipas gazetarit gjenetika e tij shqiptare nuk i sjell asnjë favor vendit tonë, pasi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka nënën e tij shqiptare, por në fund të fundit i shërbejnë Greqisë. Postimi i plotë: Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë, ne te cilin jam përmendur edhe un. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Është e vërtete qe e kam takuar disa here të atin e tij. Spiro Dede (Dendias) kur botoja e drejtoja gazetën “Saranda” në Sarande. Ne fillim të viteve 1990 ishte biznesmen dhe kryetar i “Dhomës se Tregtisë ” se Korfuzit. Fliste shume mire shqip. Jo vetëm nuk e mohonte por edhe e theksonte faktin qe ishte nga Iliazi një fshat i bashkisë Himarës , një fshat vetëm pak kilometra ne brendësi te Shqipërisë nga fshati im Borshi . Te qenit “patriotë” ,nga e njëjta zonë na e bënte më të lehtë komunikimin. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive