Ministri i jashtëm arab kundër presidentit turk: “Erdoganit kur i tregohet vija e kuqe ai menjëherë zbutet”


Derisa shumica e vendeve në botë dolën hapur kundër Presidentit Macron, rreth karikaturave të Profetit Muhamed për të cilat ai tha se do vazhdohen të botohen, Emiratet e Bashkuara i dolën në krah presidentit francez. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Në një intervistë me ministrin e jashtëm të Emirateve, Anëar Gargash, për media gjermane, ai tha se Macron nuk ka përjashtuar apo evituar myslimanët me këtë akt. “Ju duhet ta dëgjoni atë që Macroni tha në fjalimin e tij, ai nuk dëshiron të krijohet getoizëm i muslimanëve në Perëndim dhe ai është plotësisht korrekt”, tha Gargash.

Për ministrin e Emirateve polemikat janë mbi të gjitha rezultati i rimëkëmbjes politike nga kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan. “Sapo Erdogan të shohë një shteg ose dobësi, ai e përdor atë për të rritur ndikimin e tij. Vetëm kur i tregohet vija e kuqe ai është i gatshëm të negociojë” shtoi Anëar Gargasch.