Merret vendimi i papritur / Erdogan jep lajmin, Turqia do të jetë ndryshe nga sot


Restorantet, vendet kulturore dhe shumica e bizneseve në Turqi tani do të duhet të mbyllen në 22:00 me orën lokale, si pjesë e masave që synojnë të ndalojnë rritjen e rasteve të infektimit me COVID-19, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Nga kufizimet e reja do të preken restorantet, sallat e dasmave, pishinat, teatrot, kinematë, sallat e koncerteve, parukeritë, furrat e bukës dhe pastiçeritë”, tha Erdogan. E gjithe kjo vjen si rezultat i rritjes se numrit te infektuarve me koronavirusin.