Mërgimtari shqiptar kthehet në atdhe/ Arsyeja do t’ua mbushë sytë me lot: Të rriten fëmijët me njerëz pranë, jo si…

Të rrallë janë ata mërgimtarë që vendosin të kthehen në vendlindje me familje, përgjithmonë. Ibrahim Islami është njëri ndër ata, i cili pas 30 viteve vendos që të kthehet në Kosovë. Islami është me prejardhje nga Dumnica e Podujevës. Ai është i vetëdijshëm për vështirësinë e vendimit, por gjithashtu stoik se fëmijët e tij duhet të jetojnë e edukohen në Kosovë. Postimi i plotë:

Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vite bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani. Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Këtë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.