Menaxheri shqiptar: “Erdogan kishte sjell me vete kuzhinierin dhe vetëm stafi i tij ishte lejuar t’i shërbente në dhomën e hotelit”


Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka folur për periudhën sa ishte menaxher kryesor në hotelin e Behgjet Pacollit në Prishtinë. Ai ka përmendur figura të ndryshme politike që kanë qëndruar në hotel – ndër ta dhe Bill dhe Hillary Clinton, Joe Biden, e Recep Tayyip Erdogan. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Presidenti turk erdhi me specifikat e tij të veçanta, deri të kuzhinieri i tij. Cdo gjë që është përgatitur në kuzhinën e hotelit, është testuar fillimisht është analizuar nga kuzhinieri që e kishte sjell me vete dhe pastaj, ai ushqim është shërbyer vetëm nga njerëzit e tij në dhomën ku ka qenë”, tha Pacolli në KojshiaShow, transmeton Telegrafi.