Mark Palnikaj: Zbulime nga dokumentet e Vatikanit, 5 shekuj është shkruar shqip


Në vitet 1600-‘700 janë përgatitur 206 shqiptarë në studimin e shqipes në Kolegjin Ilirik të Loretos dhe të Fermos në Itali, i cili qëndroi i hapur deri në vitin 1746.

“Arbënor i dashur, këtë gramatikën e shkrova për zotninë tënde”….. Edhe sot pas 4 shekujsh, kjo e shkruar e Andrea Bogdanit, që la amanet botimin e gramatikës shqipe, mund të transkriptohet lehtë në gjuhën e sotme shqipe. Janë qindra si këto dokumente që plotësojnë hendekun e atyre pseve për mungesën e shkrimit shqip gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Për studiuesin Mark Palnikaj është fakt që në pesë shekuj shkollat dhe gjuha shqipe janë në një vijimësi të pandërprerë. Ai argumenton me një seri dokumentesh në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” vijimësinë e tyre gjatë pesë shekujve nën sundimin osman, deri në 1905-n- kur u mor vendimi për çeljen e shkollave tërësisht në gjuhën shqipe. Osmanët e Iuftonin gjuhën dhe shkollën shqipe, por shqiptarët sakrifikuan dhe i mbajtën gjallë, duke u bërë ruajtës të identitetit tonë. Mark Palnikaj është aq entuziast pas zbulimit të çdo dokumenti që flet për çelje të shkollave shqipe që nga Shkodra, në Shkup, në Mal të Zi e deri në Prevezë; nga ‘500-a në ‘600-n e nga ‘700-a, në ‘800-n e 900-n. Por, dje, duke përshëndetur nga Vatikani, ku po kërkon arkiva të reja Mark Palnikaj tha: “Kam gjetur plot gjëra, por këtë herë jam mërzitur… sesa pak dimë për historinë tonë”.