Maqedonia dhe Kosova do të hapin kufijtë pa teste, mësohet se kur?!

Javën e ardhshme përfundimisht do të bëhet hapja e kufijve pa kushte ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Mësohet se të mërkurën, eventualisht të enjten, dy shtetasit e dy vendeve s’do të kenë nevojë të paraqesin teste PCR nëpër kufinj, përcjell Lajm. Ndryshe, me 9 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së kor onavir usit të ri.