lkën me Kamion në AngIi, tani janë në majat e Shkencës Botërore, njihuni me dy Motrat Shqiptare


Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.” Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.

Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth ka.ncerit, për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vu.ajnë nga kjo së.mundje.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive