Lista e plotë: Kush duhet të shkojë në karantinë nga data 2 tetori

Kush duhet të jetë në karantinë?

Njerëzit që kanë qëndruar në një vend ose zonë me një rrezik në rritje të infektimit dhe më pas hyjnë në Zvicër duhet të jenë në karantinë. Shtetet dhe zonat në fjalë përcaktohen në një listë. Kjo listë azhurnohet rregullisht për shkak të situatës epidemiologjike, thuhet në faqen zyrtare të BAG

Kontrolloni listën që është e vlefshme gjatë hyrjes tuaj: A keni qenë në ndonjë nga shtetet e listuara ose zonat në çdo kohë brenda 10 ditëve të fundit para hyrjes? Nëse është kështu, ju jeni të detyruar ligjërisht të hyni në karantinë dhe të raportoni hyrjen tuaj tek autoritetet kantonale.

Lista e shteteve dhe territoreve

Shtetet dhe zonat me një rrezik në rritje të infektimit përcaktohen në masat rregulluese Covid-19 në fushën e trafikut ndërkombëtar të udhëtarëve. Kjo listë azhurnohet rregullisht.

Nëse një shtet është në listë, kjo përfshin të gjitha territoret e tij, ishujt dhe territoret përtej detit – edhe nëse ato nuk renditen veçmas. Vendet fqinje të Zvicrës përjashtohen nga ky rregull. Këto nuk rendisin shtete të tëra, por zonat.

Nga 28 shtatori janë larguar nga lista, Kosova dhe San Marino.