Letra e djalit për nënën do t’ju përlotë: Gruaja ime të rrihte e unë s’fola

Problemet në familje mes nuses dhe vjehrrës vazhdon të jenë akoma një plagë në shoqërinë shqiptare. Më poshtë do të gjeni letrën e një djali të martuar me dy fëmijë që i shkruan dhe i kërkon ndjesë nënës së tij pasi nuk reagoi në kohë në lidhje me sherret që kishte me nusen e tij.Të nderuar! Po e shkruaj këtë letër jo thjesht që të tregoj historinë time, por edhe që t’u kërkoj burrave të mos i harrojnë nënat.Gjithashtu, do t’u kërkoja të gjitha nënave dhe grave apo vajzave që do të bëhen bashkëshorte në të ardhmen, ta mendojnë një herë veten në vend të burrave.Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm.

Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushtarak kur u martua me mamanë time.Ime më punonte kuzhiniere dhe ka punuar gjithmonë si shefe kuzhine sepse ka qenë shumë e zonja.Prindërit e mi kishin dy vite të martuar dhe kur më në fund vendosën të bëheshin prindër, babait tim i thanë që duhej të transferohej me punë në kufi për dy apo tre muaj, për shkak të një stërvitjeje që do të bëhej atje.Por reparti ku ai punonte kishte edhe tri javë kohë që të përgatitej për lëvizjen. Dy javë para se ai të nisej, mamaja ime i dha lajmin e bukur që ishte shtatzënë. Im atë pati dy javë kohë t’i gëzohej pranisë së fëmijës së tij në barkun e gruas më të mrekullueshme në botë.Ime më thotë që ato dy javë ai ishte njeriu më i lumtur në botë. “Gjithë mbasditen i fliste barkut, fliste me një dashuri që veç në ëndrra mund ta takojë njeriu”. Por, do t’ia ketë ndier zemra që nuk do të

Ditën e caktuar ata u nisën me shërbim dhe kishin arritur mirë. Të nesërmen reparti kishte filluar stërvitjen e kështu, të gjitha ditët me radhë, por një ditë fatkeqe për tim atë, një pushkë u shkrep pa dashje dhe e zuri në kokë. Ai mori frymë edhe një herë në krahët e shokëve të tij dhe vdiq.Mamasë sime sigurisht që iu mbytën gjemitë. Ia sollën burrin të mbyllur në arkivol dhe aq shumë e kishte dëmtuar goditja, sepse ushtari kishte qenë afër, sa mjekët thanë që të mos hapej fare arkivoli.Ajo mbajti gjallë në kujtimet e saj vetëm momentet kur ai ishte gjallë, që i fliste dhe e përkëdhelte. Do ta kenë dashur shumë njeri-tjetrin sepse ime më edhe sot që është gjashtëdhjetë e pesë vjeçe qan për të. Ajo më rriti me dashurinë e të dyve dhe nuk u martua më. Unë, si i djali i heroit, kisha privilegje ngado që shkoja në zyra.

Veç kësaj, mamanë time e ndihmuan jashtë mase të afërmit e babait tim, njësoj si dajat e mi.Sot që jam prind vetë mund t’i kuptoj ato që dëgjoja e shikoja kur isha fëmijë. Kur u rrita, unë vazhdova shkollën e lartë në Tiranë dhe atje u njoha me një vajzë nga Shqipëria e Mesme. Lidhja jonë vazhdoi tre vjet si të dashuruar.Unë, pasi mbarova shkollën, fillova menjëherë punë dhe sigurisht që e kisha mundësinë të vija në Tiranë për të dashurën time. Kur edhe ajo mbaroi shkollën, ne u fejuam.Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:

“Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh” – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.

“Kjo s’hahet” – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.“Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj?” – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua.