Lajmi i fundit nga Gjermania për Liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjermania po punon in tensivisht si për hapjen e k onferencave ndërqeveritare ashtu edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën, por deri tani nuk dihet ende nëse këto do të realizohen brenda këtij viti. Kjo javë ishte java e takimeve në Berlin, qofshin ato v irtualë, qofshin fi zike. E në qendër të vëmendjes ishte tematika e zgjerimit: të BE-së.

Ministri i porsa zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori premtimin nga homologu i tij gjerman Heiko Maas se Gjermania do të bëjë sa të mundet që BE-ja ta zhv illojë brenda këtij viti Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedonine e Veriut. “Jemi në biseda të vazhdueshme me kolegët bullgarë. Ka edhe disa çështje bilaterale që duhet të zgjidhen, por qëllimi ynë mbetet që konferenca e parë ndërqeveritare të realizohet qysh brenda këtij viti, dhe mua më duket e realizueshme, tha Maas, në ko nferencën vi rtuale të m ërkurën, 30.09.2020, në Berlin, e cila u transmetua ne Tw itter.