LAJMI I FUNDIT / Greqia nxjerr kokën, ja çfarë i kërkon Shqipërisë


Athina zyrtare ka nxjerrë kokën për marrëveshjen e arritur pak ditë më parë në Tiranë. Zgjerimi i ujërave territorialë me 12 milje ka qenë mosmarrëveshja mes dy vendeve, por Greqia duket se po luan një tjetër lojë. Kryeministri grek u shpreh se Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen Gykatës së Hagës pasi të firmoset zgjerimi i ujërave territorialë me 12 milje. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Fillimisht është bërë një marrëveshje me Shqipërinë, ku do të firmoset premtimi se çështja e zgjerimit të kufijve detarë midis dy shteteve do t’i referohet Gykatës së të Drejtës Ndërkombëtare, por vetëm pasi Greqia do të ketë zgjeruar kufirin detar në 12 milje”, u shpreh ditën e djeshme kryeministri grek.

Por të njëjtën gjë ka pohuar edhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili gjatë një interviste për median vendase “Real News”, ka komentuar vizitën në Shqipëri. Dendias deklaroi se do i drejtohen Gykatës së Hagës pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territorialë me 12 milje. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive