Lajm i mirë: Gjermania përgëzon Kosovën pas hyrjes në

Së fundmi, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka përshëndetur hyrjen në fuqi të marrëveshjes energjetike ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT). Sipas ambasadës, kjo është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin rajonal.

“Ambasada gjermane përgëzon KOSTT-in dhe Qeverinë e Kosovës për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lidhjes me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (ENTSO-E). Marrëveshja më në fund mundëson krijimin e një zone të pavarur të kontrollit për Kosovën – kjo është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin e ambasadës.