Kushtetuesja thërret seancë publike, vendoset për rrëzimin ose jo të Qeverisë Hoti


Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi që votoi në ditën e formimit të Qeverisë Hoti. Nga Kushtetuesja kanë bërë të ditur se kjo seancë është caktuar me datë 2 dhjetor dhe do të mbahet përmes një video konference. GJK-ja për këtë temë do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

Qeveria Hoti mund të rrëzohet nëse Gjykata Kushtetuese e interpreton si ndesh me ligjin votën e deputetit Etem Arifi që edhe pas dënimit me burg kishte vazhduar të marrë pjesë në seanca. Kjo çështje që është dërguar për interpretim gati gjashtë muaj më parë ende nuk ka marrë epilog, derisa, në Gjykatën Kushtetuese kanë bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën se për këtë rast do të mbahet seancë publike. Kjo seancë që do të zhvillohet përmes video konferencës do të mbahet me datë 2 dhjetor.

“Gjykata ka marrë vendim që të mbajë seancë dëgjimore publike përkitazi me këtë rast më 2 dhjetor 2020 dhe për këtë do të njoftohen së shpejti të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë lëndë. Për shkak të rrethanave aktuale me pvndeminë Cov id-1 9, seanca dëgjimore do të organizohet nëpërmjet video-konferencës, në përputhje me rekomandimet dhe udhëzimet në fvqi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thonë nga Kushtetuesja, derisa, bëjnë të ditur se Gjykata për këtë çështje do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.