Kur Naim Frashëri merrte “për dore” shqiptarët dhe tregonte rrugën për t’u bërë më të mirë


Studiuesit e Naimit e dinë: Vlera e poetit tonë Kombëtar është e jashtëzakonshme dhe me të drejtë mban vendin e nderit mes shumë shkrimtarëve dhe poetëve të periudhës së ndritur të Rilindjes Kombëtare.

Në tekstet shkollore nuk kemi pasur mundësinë të njohim plotësisht atë që një poet i përmasave të tij solli në universin mbarëshqiptar jo vetëm sa i takon shqipes, poezisë, shkrimit e këndimit, por mbi të gjitha shënjimit të një rruge mendimi dhe filozofie të secilit prej nesh drejt Dritës dhe të Mirës. Shumë breza njohën poemën “Bagëti e Bujqësi” të censuruar nga pjesa e saj “fetare” që në të vërtetë nuk është aspak fetare më shumë se udhërrëfenjëse drejt një përmirësimi njerëzor.

Në pjesën e fundit të poemës Naim Frashëri bën siç bëri Dante Alighieri me italianët, që përmes Virgjilit (Dijes) dhe Beatriçes (Dashurisë) në të magjishmen “Komedi Hyjnore”, u tregoi një populli si ai italian, por edhe mbarë njerëzisë, rrugën e bukur drejt përmirësimit si qënie njerëzore. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Librat e shkollës shumë tani i kanë mbyllur, nuk di se si dhe sa studiohet Naim Frashëri në shkollën tonë moderne, ndaj, do të risillja këtë pjesë të jashtëzakonshme të së tijës “Bagëti e Bujqësi”. Poetët janë një urë lidhëse mes njerëzve të zakonshëm dhe asaj që nuk njohim: mes Perëndisë, Zotit, Gjithësisë, ndaj poetët duhen lexuar rilexuar, dëgjuar e ridëgjuar, sidomos poetët tanëmë të mirë si Naimi për shembull.

Që t’u mbushë mendjen shqiptarëve për rrugën që duhet të zgjedhin, duke i njohur mirë që janë dyshues dhe shpërfillës ndaj cilitdo personaliteti njerëzor, Naim Frashëri, ndryshe nga Dante Alighieri që zgjodhi poetin Virgjil dhe vajzën Beatriçe, zgjodhi vetë Perëndinë. A do të veprojnë shqiptarët kështu? A do të besojnë poetin se vetë Perëndija ka thënë se cila është rruga më e mirë për të qenë të lumtur e të gëzuar në këtë jetë? Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive