Kryeministri maqedonas ‘selam’ shqiptarëve: “Kush nuk ka shtetësi maqedonase, s’mund të regjistrohet!”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev deklaroi se personat që nuk kanë shtetësi maqedonase nuk mund të regjistrohen. Në një komunikim me gazetarët ai shtoi se regjistrimin e popullsisë nuk do ta ndalojë askush, por do të jetë i pavlefshëm për qytetarët që nuk kanë shtetësi dhe se aplikimi do të anulohet automatikisht.

“Askush nuk mund ta ndalojë atë regjistrim, por nuk është i vlefshëm për shkak se ne në bazën e të dhënave kemi të gjithë ata që kanë shtetësi. Në regjistrimin e RMV-së regjistrohen gjithë qytetarët që kanë shtetësi. Kjo do të thotë se personat pa shtetësi nuk mund të regjistrohen”, ka thënë Zaev. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU